Raikonen u mesua keq: Shpresoj te perseris fitoren ne Austin

Kimi Raikonen duket se eshte mesuar keq dhe i eshte hapur oreksi pas fitores ne Cmimin e Madh te Austin ne Teksas ne boterorin e Formula 1. Piloti finlandez i Ferrarit beri te ditur objektivin e tij per garen e Meksikes qe padyshim eshte fitorja.

‘Edhe kete radhe do te luftojme per fitoren, shpresojme qe te perserisim suksesin e SHBA-tha Raikonen ne konferencen per shtyp ne prag te Cmimit te Madh te Meksikes-pas asaj fitoreje u festova me miqte dhe djalin tim qe ishte shume i lumtur. Sezoni ende nuk ka mbaruar dhe ndoshta eshte shpejt per te bere bilancin dhe vleresimet do te behen vetem ne fund. Ne beme me te miren tone edhe pse rezultati final nuk ishte ai qe deshironim’.

Raikkonen foli edhe per largimin e Fernando Alonsos nga Boterori i Formula 1.

‘Alonso ka bere shume duele ne piste me pak ulje ngritje ne kohe-vijoi Raikkonen-por vjen nje pike kur dikush te marre nje tjeter rruge’.

Sfidanti.al