Nuk është se ka nevojë të fantazojë për të ardhmen. Në moshën 66-vjeçare, presidenti i Bajernit, Uli Hënes, është i suksesshëm dhe i pasur në futboll prej më shumë se 4 dekadash, dhe po ashtu ka një fabrikë sallamesh me treg global.
Gjithsesi, edhe ky gjerman tipik nuk e përbuz thënien e Marksit se “njeriu i emancipuar, është ai që bën sa më shumë gjëra që i pëlqejnë në jetë”. Prandaj, e ka një plan … C! E zbulon në një intervistë për “Gazetën e Përgjithshme të Gastronomisë dhe të Hoteleve”.
“Unë jam një njeri i lindur për të siguruar shërbime për njerëzit, – ishin fjalët e tij, – do të doja të hapja një birrari dhe të shërbeja vetë aty. Nëse do të isha nja 15 vjet më i ri, do ta kisha realizuar këtë në Tegernze (Tegernsee, qytet bavarez në brigjet e liqenit me të njëjtin emër). Sot, për fat të keq, është vonë”.
Sfidanti.al