Rafael Nadal ështe kthyer me prepotencë në ditët e tij më të mira. Tenisti spanjoll e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 31 vjetorin e tij të lindjes duke regjistruar një tjetër fitore të lehtë në Roland Garros për t’u kualifikuar në çerekfinale. Këtë radhë, Nadal, numri 4 i botës i dha leksionet e duhura bashkëkombasin e tij, Roberto Bautista Agut të cilin e mposhti në 3 sete në vetëm 1 orë e 52 minuta lojë. 6-1;6-2;6-2 ishte rezultati I seteve të fituar nga Nadal që pas 4 raundeve të parë e sheh veten që të humbasë vetëm 20 game. Kjo përballje ishte thjesht një formalitet për Nadal që këto ditë ka ngjallur panik te kundërshtarët e tij dhe admirim te publiku. Spanjolli kërkon ‘La Deciman’ edhe në Roland Garros siç e bëri në Monte Carlo e Barcelonë dhe i mbeten vetëm 3 ndeshje për të fituar; cerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja.
sfidanti.al