Portugali, Mercedes dominon provat zyrtare; Hamilton në pole position

Valtteri Bottas dominoi në të 3 sesionet e provave të lira të Cmimit të Madh të Portugalisë, por në ato zyrtare pa që t’i shuheshin ëndrrat për një pole position. Fajin për këtë e ka shpku i tij i skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton. Piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë në kualifikueset e zhvilluara në pistën e Portimaos në Portugali duke e lënë finlandezin në vendin e dytë me vetëm 102 të mijtat më shumë.

Nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i tretë piloti i Red Bull, Max Verstappen që i mbylli provat zyrtare me 252 të mijtat më shumë se Hamilton. Ferrari pati si rezultatin më të mirë vendin e katërt të Charles Leclerc, ndërkohë që Vettel nuk arriti të kualifikohej në sesionin e tretë të kualifikueseve dhe do të nisë garën nga vendi i 15.

sfidanti.al