Niki Lauda shkakton përsëri ankth në botën e Formula 1 e sidomos te Mercedes. Presidenti i nderit i skuderisë gjermane është shtruar në spitalin AKH të Vjenës pasi gjatë periudhës së festave u prek nga gripi dhe tani ndodhet në terapi intensive.
Sipas të përditshmes austriake ‘Kronen Zeitung’, Lauda u shtrua në të njëjtin spital ku kreu edhe trampiantin në mushkëri në muajin gusht të 2018 dhe ku qëndroi për 3 muaj nën kujdesin e mjekëvë. Një zëdhënës i spitalin AKH tha për televizionin austriak ORF se Niki Lauda që në shkurt do të mbushë 70 vjec, është duke marrë kurën e nevojshme, por për momentin nuk ka një datë për daljen e tij nga spitali duke qenë se vendimi në lidhje me këtë cështje do të merret javën e ardhshme.
sfidanti.al