Olimpiket, dyshime nga Tokio: Gjithcka mund të ndodhë, të mendohen plane alternativë

Lojërat Olimpike të Tokios vazhdojnë të jenë në dyshim. Ministri për Reformat Administrative e Normativat, Taro Kono ka vënë alarmin gjatë një konference për shtyp duke shtuar akoma më shumë pasigurnë për mundësinë e zhvillimit rregullisht të evenimentit.

‘Duke parë situatën e coronavirusit, gjithcka mund të ndodhë-deklaroi ai-Komiteti Organizativ dhe IOC duhet të mendojnë për plane alternativë’

Kryeministri japonez, Suga vazhdon të flasë me siguri për faktin që Lojërat Olimpike mund të zhvillohen me siguri të plotë, ndërsa vetë Kono e pranoi duke thënë se qeveria po përgatitet.

Gjithsesi kontesti mbetet delikat si për situatën e brendshme me 11 rajone që kanë ndryshuar masat kufizuese duke i zgjatur deri në shkurt, si për udhëtimet . Ministri për Lojërat, Seiko Hashimotot pezulloi hyrjen në Japoni të sportistëve të huaj për zhvillimin e përgatitjeve dhe stërvitjeve deri në fund të emergjencës, ndërkohë që sportistët japonezë që vijnë nga jashtë do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë

‘Duam t’I japim prioritet shëndetit-tha ai-kështu që duam të përforcojmë linjën tonë të mbrojtjes si masë parandaluese. Do të marrim parasysh situatën në vend dhe jashtë dhe do të reagojmë në bazë të saj’.

Për momentin po kërkohet të fitohet kohë, duke parë edhe efektin e fushatës së vaksinimit që në Japoni nuk ka nisur ende, por hipoteza për anulimin përfundimtar të evenimentit ekziston ende. Edhe presidenti i Komitetit Organizativ të Tokyo 2020, Yoshiro Mori së fundmi ka deklaruar se një shtyrje tjetër e evenimentit është e pamundur.

Sfidanti.al