Një konflikt i kotë për nënshtetësinë, mes prezantuesit të BBC-së dhe tenistes Konta

BBC mbetet ndoshta televizioni më i famshëm i botës, duke pasur parasysh historinë e vet, ndonëse CNN, Skaj apo Foks, mund të jenë më të mëdhenj sot. Gjithsesi, edhe në radhët e kësaj “fisnikërie” të gazetarisë televizive mund të ketë gafa, dhe një të tillë e bëri gazetari dhe prezantuesi i njohur dhe i vjetër, Xhon Hamfris, në intervistën me yllin e ri të tenisit britanik, Johana “Xho” Konta. Me një ton të ashpër dhe provokativ, Hamfris e ngacmoi tenisten duke i thënë: “Ne themi për ju sikur jeni britanike, por ju keni lindur në Hungari, keni marrë nënshtetësinë australiane, dhe unë mbaj mend që një shtetar australian u shpreh pak ditë më parë se “është e shkëlqyer që një australiane fiton”, pra çfarë jeni realisht ju?”

Konta e ruajti gjakftohtësinë në përgjigjen e saj. “Unë kam lindur në Australi nga prindër hungarezë, – tha ajo, – por unë kam kaluar gjysmën e jetës sime në Britaninë e Madhe, kam nënshtetësinë britanike, kam përfaqësuar këtë vend në Lojrat Olimpike, që në vitin 2012, pra unë jam britanike”. Kritikat për Hamfrin, në rrjetet sociale, ishin të shumta.

Sfidanti.al