Nirmal Purxha ia del mbanë; ngjit 14 maja prej 8 000 m në 6 muaj e 6 ditë

‘Tre metra mbi qiell’-është titulli I romanit të një shkrimtari Italian, një titull që mund ta përshtatim fare mirë me arritjen epike të Nirmal Purxha; 8000 m mbi qiell. Kjo sepse alpinisti nepalez bëri realitet një projekt që pothuajste për të gjithë u përkufizua si një cmenduri; ngjiti 14 maja të lartësisë mbi 8000 m në vetëm 6 muaj e 6 ditë duke vendosur një rekord të ri e duke thyer atë të Rajnhold Mesner I cili u bë I pari alpinist që kaloi të gjithë majat e lartësisë 8000 m, por atij iu deshën plot 16 vjet, 3 muaj e 19 ditë.

Sipërmarrja e Purxhas të cilën ai vetë e pagëzoi ‘Project Possible’ nisi në 23 prill me majën Anapurna dhe u mbyll në ngjitjen  prej 8028 m në Shisha Pangma pikërisht në 29 tetor. Aventuara e tij nuk ishte aspak e lehtë teksa 36 vjecari u përball edhe kushtet e vështira të motit në Daulagiri dhe K2.

KRONOLOGJIA E NGJITJEVE

Shisha Pangma 29 tetor

Manaslu 27 shtator

Co Oju 23 shtator

Broud Pik 26 korrik

K2 24 korrik

Gasherbrum II 18korrik

Gasherbrum I 15 korrik

Nanga Parbat 3 korrik

Makalu 24 maj

Everest 22 maj

Lotse 22 maj

Kançenxhunga 15 maj

Daulagiri 12 maj

Anapurna 23 prill

Sfidanti.al