Ngannou “kërcënon” Joshua para super duelit

Francis Ngannou është i bindur se do ta fitojë duelin ndaj Anthony Joshua, dueli i dytë si boksier profesionist. Kamerunasi përballet me AJ-n në orët e para të shtunës (9 mars)në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. “Unë besoj se nëse godas dikë, do ta rrëzoj. Pyetja është si të godas? Kjo është gjëja më e vështirë”, ka thënë fillimisht Ngannou. “Pothuajse të gjithë në këtë divizion mund të nokautojnë këdo, por si mund ta arrish ose ta çosh atë fuqi dhe energji deri në 10 raunde dhe të godasësh dikë fort ose të rrëzosh dikë pas gjithë lodhjes? Është një lojë shahu. Unë nuk kam pasur përvojë në boks, por mos dyshoni në këtë. Kam pasur shumë përvojë në jetë dhe shumë përvojë në luftime. E kam ndërtuar shpirtin tim luftarak aq lart sa kushdo tjetër. E di se mund të luftoj”, shtoi kamerunasi. Ecja për në ring do të nisë në ora 00:00 sipas kohës tonë lokale, gjersa do të jetë një përballje spektakolare.

sfidanti.al