Nga Miler te Normaln e Barber, kampionët e rinj të botës në atletikë!

Në Juxhin të Oregonit u përcaktuan edhe kampionët e rinj të botës në 400 metra. Për meshkuj fitoi amerikani Majkëll Norman me 44”29, koha më e mirë e vitit, ndërsa pas tij Xhejms i Grenadës dhe britaniku Hadson-Smith. Për femra, kampione e botës doli Shouni Miler nga Bahamasi me 49”11, gjithashtu koha më e mirë e vitit. Pas saj, Paulino nga Republika Domenikanë dhe medaljen e bronzit e mori Sara Uilliams e Barbadosit.  Në hedhje shtize për femra fitoi australiania Kelsi-Li Barber me 66.91 metra, duke u bërë e para atlete në këtë disiplinë që e mbron titllin botëror. E dyta, amerikania Kejra Uinger dhe e treta japonezja Haruka Kitaguçi. Së fundi, në 35 km ecje sportive për femra, kampione e botës doli Kimberli Garsia Leon e Perusë me 2h39’17”, duke fituar ndaj polakes Katarzhina Zedezedieblo dhe kinezes Çie Jan.

Sfidanti.al