Duhet të themi që në fillim se ai ka pasur një shqetësim të tillë në shikimin edhe në 2011 kur ishte në Moto2 dhe po luftonte për titullin botëror. Mark Markez nuk e ka për herë të parë një shqetësim me sytë, dhe diagnoza është sërish diplopia, pra i duket sikur shikon imazhet të dyzuara. Kjo mund të ketë ardhur pas aksidentit më të fundit ku përplasi kokën përtokë dhe pati tronditje cerebrale. Tek Honda thonë se spanjolli nuk ndihet mirë, dhe se është vizituar në një klinikë të specializuar në Barcelonë. Ai nuk do të jetë në Çmimin e Madh të fundit të sezonit në Moto GP në Valencia, por do të humbasë edhe provat në Herez po të Spanjës në 18-19 nëntor. Ndoshta kthehet vitin që vjen, por shqetësimi është nëse do të jetë në gjendje që të vazhdojë karrierën pasi kohët e fundit ka pasur disa aksidente.
Sfidanti.al