Duhej të kishte qenë mbrëmja e vendasve, në sy të publikut të tyre dhe fitimtarë në 7 ndeshje në një finale të parakohshme të basketbollit amerikan kundër Bruklin Netsave. Gjithsesi, nuk qe e thënë të festonte Miluoki dhe kapiteni Janis Antetokumbo, dhe fajtori kryesor për këtë ishte ylli i miqve, Trej Jang, me ndeshjen që përfundoi 116-113. Numri 1 i përzgjedhjeve në 2018, pati një “eksplozion” më 48 pikë në Arenën e Miluokit, të cilave u shtoi 7 topa në tabela e 11 asistë. Një mbrëmje e përsosur, edhe pse gaboi shpet për tri pikë, por mori përsipër shumë dhe u shpërblye. Në krah tij një Klint Kapela shumë i fuqishëm me 12 pikë dhe 19 topa në tabela dhe Xhon Kollins me 23 pikë e 15 topa në tabela.
Miluoki u përpoq dhe kishte bilancin 13-0 me fitore në shtëpi deri para kësaj humbjeje. Antetokumbo shënoi 34 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 9 asistë, ndërsa pati 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Holidei e ndihmoi me 33 pikë, por fajtori tjetër për humbjen ishte Kris Midëlton që shënoi vetëm 6 nga 23 gjuajtjet (0-9 për tri pikë) ndonëse shënoi 15 pikë. Ndeshja e dytë luhet sërish në fushën e Miluokit.
Sfidanti.al