NBA ka bërë zyrtar sot planin tre-vjeçar për ndeshjet e sezonit të rregullt, të cilat do të luhen në Europë. Në njoftim bëhet me dije se në “Uber Arena” të Berlit, Orlando Magic do të sfidojë Memphis Grizzlies më 15 janar të 2026.
Zgjedhja e “transferimit” të ekipit të Orlandos në Europë nuk është rastësi pasi me Magic aktivizohen plot tri basketbolistë gjermanë. Kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e sezonit të rregullt të NBA do të mbahet në Gjermani.
Kalendari
2026 Berlin Orlando Magic vs. Memphis Grizzlies
Londër Orlando Magic vs. Memphis Grizzlies
2027 Paris Për tu vendosur
Manchester Për tu vendosur
2028 Berlin Për tu vendosur
Paris Për t’u vendosur
sfidanti.al