Nadal e Kirios; spektakël dhe polemika në fund të ndeshjes

Rafael Nadal dhe Nik Kirios u bënë protagonistë të një ndeshjeje të madhe në turneun e Akapulkos në Meksikë që zgjati 3 orë e 4 minuta dhe që u mbyll me fitoren befasuese të australianit 2-1, me Nadal që dominoi setin e parë duke përfituar edhe nhga gjendja jo optimale e Kirios që kërkoi edhe ndërhyrjen e mjekut.

Por pas setit të dytë gjërat ndryshuan me australianin që filloi të shfaqë versionin më të mirë të tij në aspektin sportiv duke mos e lejuar Nadalin që të mbyllë ndeshjen duke qenë se kryesonte 6-3 tiebreakun e këtij seti të cilin australiani e bëri të tijin 7-6, rezultat ky më të cilin Kirios fitoi edhe setin e tretë. Sfida vijoi edhe jashtë fushës së lojës me Nadal që kritikoi Kirios për mënyrën sesi e kreu një shërbim të tij pasi nuk e bëri në mënyrën e zakonshme por duke e gjuajtur topin nga poshtë duke e kapur në befasi 32 vjecarin.

‘Kirios i mungon respekti ndaj publikut, por edhe ndaj vetes së tij, prandaj është aty ku është-tha Nadal që gjeti përgjigjen e menjëhershme të australianit

‘Unë jam ndryshe, Rafa është ndryshe-tha Kirios-ai nuk e di rrugëtimin tim, atë që më është dashur të përballoj, nuk di asgjë për mua. Unë luaj në këtë mënyrë, ai luan sipas mënyrës së tij. është shumë i ngadaltë nga një pikë në tjetrën dhe rregullorja thitë se duhet të përshtatesh me ritmin e lojtarit që ka shërbimin. Rafa e kontrollon kohën në cdo moment. Unë nuk dua të komentoj as atë e as lojën e tij. Zhvilluam një ndeshje të bukur. Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri. Këtë kritikë nuk e marr aspak në konsideratë’

sfidanti.al