Regjistrohen sërish momente drithëruese në Spielberg në MotoGP. Pas aksidenteve të fundjavës së kaluar edhe në Cmimin e Madh të Styrias u valëvit flamuri I kuq gjatë garës për shkak të një përplasje të fortë të Yamaha M1 të Vinales kundër jastëkëve mbrojtës në kthesën 1 të pistës.
Yamaha M1 e spanjollit menjëherë pas daljes nga pista u përfshi nga flakët dhe vetë Vinales sinjalizoi komisarët e garës se kishte probleme me frenat. Me kthjelltësi në mendje, Vinales duke e kuptuar se nuk do të mund të frenojë kërceu nga motori i tij i pakontrollueshëm që ishte me shpejtësi mbi 200 km/h.
‘Është e vështirë të shpjegosh se cfarë ndodhi-tha Vinales-gjendja e frenave u përkeqësua deri në momentin kur ato nuk funksiuonuan më. Në ato momente nuk u mendova aspak, pata fatin që arrita të kuptoja se nuk kisha më frena.
Vlen të kujtohet se Vinales edhe fundjavën e kaluar rrezikoi nga një aksident ku u përfshinë Morbidelli dhe Zarco pasi për pak u godit nga një prej motorëve që kishte hyrë në pistë.
Sfidanti.al