MotoGP, Markez: A do të ndryshoj skuadër? Dyert jane të hapura

Mark Markez tremb Hondën. Piloti spanjoll, kampioni i Botës në MotoGP nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në një skuadër tjetër në fund të vitit 2018 kur skadon edhe kontrata e tij me skuderinë japoneze.

‘Dyert janë të hapura,por unë gjithnjë e kam thënë se do të shkoj aty ku më çon zemra dhe ku mendoj se kam mundësi për të fituar-tha Markez-nuk dua të rrezikoj dhe të shkoj në një skuadër pak kompetitive do të ishte një bast i madh për mua. Unë dua një motor që të jem në gjendje të fitoj cdo garë’

Me pak fjalë, do të jetë e vëshirë që të shohësh markez që të lërë një grup fitues, potr fjalët e tij ushqejnë shpresat e KTM që ka bërë hapa gjigandë me debutimin në MotoGP, por edhe të Dukatit që janë gati të bëjnë gjithcka për të marrë mes tyre fenomenin katalanas. Por markez nëintervistën etij foli edhe për duelin që pati me Doviciozon të cilin arriti ta mposhtë vetëm në garën e fundit.

‘Kur doviciozo fitoi në Muxhelo dhe Montmelo isha i kënaqur se u rrëmbeu pikë Vinjalesit e Rosit-vijoi Markez-më pas kuptova se ai edhe mund të fitonte. Prej tij kam mësuar shumë, ai është në gjendje që të ruajë stilin e tij të drejtimit të motorit me apo pa presion’

Sfidanti.al