‘Dorëheqja? Nuk e kam menduar kurrë. Në seli shkova për të folur për grumbullimin e skuadrës nëse do ta nisë të martën apo të mërkurën-kjo është ajo që ka deklaruar Xhenaro Gatuso në prag të sfidës që Milani do të luajë ndaj Atalantës duke përgënjeshtruar zërat që flisnin për dorëheqjen e tij pas humbjes së kuqezinjve nga Verona.
‘E dija që do të kisha vështirësi-vijoi më tej Gatuzo-përndryshe nuk do të ishte ndryshuar trajneri. Unë ndihem përgjegjës me zgjedhjet e mia për 300 milionë tifozë. Tani kësaj skuadre i duhet të ketë më shumë helm, në kuptimin që të gjithë duhet të japim më shumë, e të gjithë duhet të jenë më agresivë në fushën e lojës’.
Sfidanti.al