Presidenti kontraversal i Filipineve, Rodrigo Duterte, deklaroi, ditët e fundit, se ai e konsideron boksierin e famshëm filipinas, Mani Pakiao, si trashëgimtar të vetin. Pakiao, ish-kampion bote në tetë katëgori të boksit profesionist, momentalisht, është senator, një pozicion, në të cilin ai është zgjedhur, më 2016.
“Një ditë, kur ne ishim vetëm, i thashë se unë dua që ai të bëhet president i Filipineve mbas meje, sepse ai u ka sjellë një krenari të madhe vendit dhe popullit të tij, falë sukseseve të mëdha të tij në sportin e boksit. Vendosmëria dhe gjakftohtësia, të mishëruara në triumf, janë të denja për t’u marrë shembull”, deklaroi presidenti aktual filipinas, Duerte, me rastin e ditëlindjes së Mani Pakiaos (39 vjeç) që, në karrierën e tij profesioniste, ka shënuar 59 fitore, shtatë humbje dhe dy barazime.
Sfidanti.al