MotoGP, Markez i pangopur: Tani dua titullin për konstruktorë

Mark Markez nuk ka të ngopur. Piloti spanjoll që përpara dy ditësh u shpall kampion bote për të 7 herë në karrierë, vendosi menjëherë në shënjestër një objektiv tjetër në mënyrë që të japë maksimumin e tij edhe në phillip Island në Australi.

‘Është një ndjenjë e bukur për mua të shkoj në Australi me titullin për pilotë të fituar tashmë dhe mezi pres t’i gëzohem fundit të sezonit-tha markez-tani në lojë është edhe titulli për konstruktorë e skuadra, kështu që do të kërkojmë të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat paraqitje sic kemi bërë deri tani për të arritur edhe këta objektivë që janë të rëndësishëm për ne dhe Hondën’

Përsa i përket garës në Phillip Island, Markez ka kujtime të mira nga kjo pistë duke  qenë se aty ka 3 fitore; 1 në 125 kubikë në 2010 dhe 2 në MotoGO në 2015 e 2017 pa harruar këtu 5 pole positionat e regjistruar.

‘E adhuroj Phillip Island-vijoi Markez-është një pistë e shpejtë që favorizon duelet dhe ofron spektakël për tifozët. Shpresoj vetëm që koha të jetë e mirë sepse mund të kalosh nga mot me diell në atë me erë të ftohtë në pak orë. Gjithsesi, ne do të kërkojmë të argëtohemi’.

sfidanti.al.