MotoGP, Ezpeleta konfirmon: Në 2022 do jenë 22 gara, nuk preken ato të Italisë

Karmelo Ezpeleta, Shefi Ezekutiv i Dornës që administron të drejtat e MotoGP pasqyron planet e së ardhmes për këtë Botëror dhe këtë e bën në një intervistë për kanalin zyrtar të MotoGP.

‘E dinë të gjithë se janë shumë vende të interesuara për të pritur MotoGP-tha Ezpeleta-disa prej këtyre vendeve janë shumë të rëndësishme për industrinë tonë, sidomos ato të Azisë Juglindore. për këtë arsye po shohim mundësinë për të shtuar numrin e garave në kalendar, një numqër kly që padyshim nuk është se do të jetë i pakufizuar. Tashmë kemi kaluar nga një botëror me 13 ndalesa që ishte në 1992 në atë me 20 gara për botërorët 2020 e 2021. Tani po diskutohet situata me skuadrat me të cilat kemi arritur në një akord për një kalendar me 22 gara në periudhën 2022-2026’.

Ezpeleta theksoi se për shkak të kësaj kërkesë të lartë, Dorna do të jetë e dëtyruar të heqe disa prej garave që janë aktualisht në këtë kompeticion.

‘Duke parë këtë situatë dhe kërkesat që kemi marrë, do të jetë e nevojshme  që të heqim disa gara nga vendet që kanë më shumë se 1 ndalesë në MotoGP-tha Ezpel;eta-në këtë moment kemi 4 gara në Spanjë dhe 2 në Italo, por synimi ynë është të të mbajmë të gjitha garat italiane sepse kemi konstruktorë nga Italia dhe shumë skuadra kanë bazat aty. portugalia ka shfaqur dëshirën për t’u rikthyer dhe kështu që për të evituar praninë e shumë garave në gadishullin Iberik, opsioni i vetëm është që të bëhet rotacion që cdo pistë iberike(Portugali, Spanja, Aragon, Katalunja, Valencia) të presë 3 gara gjatë 5 viteve. Sigurisht kjo varet nga faktorë të ndryshëm, por është dicka për të cilën po përgatitemi’.

sfidanti.al