Valentino Rossi është prekur nga coroanvirusi dhe piloti italian do të jetë i detyruar që të mos marrë pjesë në garën e së dielës në Aragon të Spanjës. Doktori, që mbeti i zhgënjyer nga rezultati pozitiv në testet për Covid-19, shpjegon se cfarë e shtyu atë që të bëjë testin për coronavirus.
‘Në mesnatën e së mërkurës fillova të ndihesha keq, kisha dhimbje në shpinë dhe kocka. Mata temperaturën dhe ishte 37.6 gradë-tregon Rossi-më pas shkova të bëj tamponin e shpejtë, ishte negative, por vendosa të mos nisesha sepse ndihesha keq dhe tamponi tjetër rezultoi pozitiv. Por për fat jam në shtëpi, nervozizmi nuk më ka kaluar ende’.
Por Valentino ‘ngushëllohet’ në këtë pikë, duke parë listën e sportistëve të famshëm që janë prekur nga coronavirusi së cilës në orët e fundit janë shtuar Cristiano Ronaldo e Federica Pellegrini.
‘I shkrova edhe Federicës-shtoi Rossi-I thashë se virusi na sheh mirë sepse më kapi mua, atë, Ronaldon, Ibrahimovic. E përmirësoi shënjestrën. Por në fund të fundit është si një grip i rëndë; temperaturë e vazhdueshme, dhimbje koke, kockash’.
Sfidanti.al