Nuk kanë fituar ende asgjë, por të mbiquajtur “policët” mund të thuhet se janë kthyer, më në fund. Gllazgou Rejnxhërsi mundi 2-0 Sëlltikun në derbi, madje luajtur në fushë kundërshtare, e duke dominuar në çdo aspekt. Të drejtuar në stol nga legjenda e Liverpulit, Stiven Xherrard, “blutë e Gllazgout” patën epërsi ndaj “keltëve” apo “tërfilit” duke konkretizuar gjithçka me golat e shënuar nga Konor Goldson në minutat 9’ e 54’.
Kanë kaluar më shumë 8 vjet që nga 1 qershor 2012 kur klubi i lavishëm u deklaruar i falimentuar, dhe u zbrit në kategorinë e katërt. Që nga ajo kohë, tifozëve “nuk u ka qeshur buza”. Sëlltiku ka qenë fuqia dominuese në kampionat duke u afruar rrezikshëm në 51 tituj ndaj rekordit me 54 të Rejnxhërsit, ndërsa kampionati i fundit i fituar ishte ai i vitit 2011, e kupa në 2009. “Shpresoj që historitë e hidhura të marrin fund, – tha Xherrardi, – ishte një fitore e madhe dhe e merituar, por ende nuk kemi marrë asnjë trofe. Kampionati është i gjatë, dhe duhet të luftojmë deri në fund”. Rejnxhërs kryeson me 29 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sëlltiku ka 25 pikë në 10 ndeshje.
Sfidanti.al