Piloti spanjoll, që ka qenë më shumë protagonist për rrëzime dy vitet e fundit sesa për fitoret në pistë, është duke dyshuar nëse lidhja e tij me skuadrën japoneze është “dashuri safi” apo jo. Rrëzimi i fundit në Holandë kaloi sërish “pa lagur”, dhe Mark Markez nuk pësoi asnjë dëmtim, por për herë të parë doli dhe foli hapur. “Kam pasur fat që nuk jam lënduar, – tha ai, – por, rrëzimet janë të shpeshta dhe duhet të gjejmë arsyet. Mendoj se Honda duhet të shikojë paketën elektronike. Ishte një rrëzim shumë i rrezikshëm dhe jam vërtet me shumë fat. Elektronika na ndihmon që të mos rrëzohemi, por këtë herë nuk ndodhi kështu. Ishte një rrëzim si në 2020 në Herez. Më dhemb krahu, por edhe këmba”.
Sfidanti.al