Diferenca ishte e vogël, shumë e vogël dhe piloti britanik nuk kishte iluzione edhe pas kësaj fitoreje. Xhorxh Rasëll siguroi vendin e parë në provat zyrtare në Formula 1, në karrierën e tij, duke i dhënë një lumturi të jashtëzakonshme vetes dhe skuadrës së Mercedesit. Piloti i ri, që debuton në skuadrën gjermano-angleze, la prapa dyshen e Ferrarit, të përbërë nga Karlos Sainz dhe Sharl Lëklerk. “Nuk ka pikë të shtunën”, – tha Rasëlli në radio menjëherë pas përfundimit të seancës së provave. Sesa mirë u paraqit ai e tregoi vendi i 7-të i Ljuis Hamiltonit që pati probleme në Mercedesin e tij. Kampioni i botës në fuqi, dhe kryesuesi i Botërorit, Maks Verstapen, doli vetëm i 10-ti, pasi edhe ai pati probleme teknike tek Red Bulli. Kjo mund të ndihmojë Lëklerkun që të afrohet, ndërsa diferenca mes dy vendeve të para është 63 pikë.
Sfidanti.al