Meklaren i bën homazh Airton Senës, me një statujë bronzi

Skuadra e Formula 1, Meklaren vendosi t’i bëjë homazh Airton Senës duke evokuar atë që ai ka tditur të bëjë më mirë; pilotimin. Në ambientet e Uoking është shfaqur një statujë bronzi e Sennës prej 160 kg me brazilianin që është në pozicionin e pilotimit të makinës së Formula 1. Statuja e 3 herë kampionit të botës është vendosur pranë makinave histoike të Formula 1.

Ai që e krijoi këtë statujë ishte Paul Oz, i cili theksohet se kjo vepër përfaqëson triumfin dhe karizmën e Senës që ishte një pilot që nuk kishte lindur për të qenë i dyti apo i treti në garë, por për ta fituar atë. Pol Oz, që ka realizuar edhe vepra të tjera arti që kishin lidhje me botën e Formula 1, e realizoi veprën e tij për Airton Senën për 8 muaj dhe sipas tij, në këtë statujë shihet imazhi emotiv i kësaj legjende të Formula 1.

sfidanti.al