MekGregori për Meiuedherin: Përse doli në pension ky këlysh kur…!

Luftëtari irlandez i arteve marciale të përziera, Konor MekGregor, thotë se, nëse ai dhe Floid Meiuedheri do t’i kryqëzonin për herë të dytë dorezat e boksit, ai me siguri që do ta mundte boksierin e pamposhtur amerikan. “Ajo gjë që më mundon mua shumë, është se ai ka dalë në pension. Nëse ne do të ndesheshim, së bashku, për herë të dytë sipas rregullave të boksit, atëherë, më siguri që do të fitoja unë. Në atë ndeshje, unë mësova shumë dhe tani e di sesi mund ta mposhtë Meiuedherin. Ai ka një rekord 50 ndeshje – 50 fitore dhe e ka bërë të veten në karrierën e tij, kështu që unë nuk kam ndërmend që ta lusë atë që të kthehet në ring”, deklaroi MekGregori, duke shtuar, megjithatë se “përse doli në pension ky këlysh kur…!?”.

Sfidanti.al