Me cilin ekip është tifoz diktatori më i madh në botë?

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ndjek nga afër futbollin dhe këtë e zbuloi senatori italian, Antonio Razi, është i afërt me diktatorin koreanoverior. “Kimi është unik, ai e ndjek nga afër futbollin dhe është tifoz me Mançester Junajtidin, ndërkohë që nuk le pa parë asnjë ndeshje të rëndësishme”, vuri në dukje Razi, duke shtuar se, gjatë studimeve universitare në Zvicër, krahas Junajtidit, Kimit i pëlqenin edhe klubet italiane. “Ai, gjithnjë, i ndiqte ndeshjet e Milanit dhe Interit, në kohën, kur ai ishte për studime në Zvicër. Po ashtu, ai donte shumë që futbollistët koreanoveriorë të arrinin që të luanin me klubet më të mirë të botës dhe e ka ëndërr që të shohë ndonjërin prej tyre që të luajë në Premier Ligën angleze”, thotë Razi.

Para disa vitesh, vetë Kim Jong-uni ka pranuar se ai është tifoz i Mançester Junajtidit, ndërsa u bëri thirrje edhe të gjithë koreanoveriorëve që të bëheshin tifozë të këtij klubi anglez! Për fat të keq, shtetasit e Koresë së Veriut nuk mund t’i ndjekin ndeshjet e “djajve të kuq”, sepse, në këtë vend transmetohen vetëm ndeshjet e Bundesligës.

Sfidanti.al