Mejuedhëri si Roki dhe Tajsoni, stërvitje në 4 të mëngjesit!

Njëri e ka luajtur në film, tjetri në jetë. Roki Balboa, pra Silvester Stalone, ngrihej herët në mëngjes dhe vraponte një itinerar të veçantë, deri në një statujë në Filadelfia, pasi ngjiste një numër të madh shkallësh. Majk Tajson ngrihej në 4 të mëngjesit dhe vraponte, diçka që kishte të bënte më shumë me aspektin psikologjik, që në anglisht sot e përdorin me emrin “mantra”. Këtë “mantra” e trajton me kujdes edhe Flojd Mejuedhër Xhunior, që postoi një foto të tijën duke u stërvitur në orën 4 të mëngjesit. Nuk mbeten shumë ditë deri në ndeshjen ndaj Konor Mekgregorit, një “miks” i boksimit me MMA-në, dhe Mejuedhër jepet favorit i madh, ndonëse ai nuk dëshiron t’i lerë asgjë rastësisë. Aq më tepër me moshën e tij 40-vjeçare, dhe me faktin se ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në shtator 2015, gati dy vjet më parë.

Sfidanti.al