Mayweather: Do lë ‘pensionin’ vetëm për t’u argëtuar e fituar 600 milionë Dollarë

Floyd Mayweather nuk ka shumë interes të rikthehet në ring, në boksin profesionist, por nuk e përjashton mundësinë që të zhvillojë duele që mund t’i japin shansin të argëtohet . Boksieri amerikan tashmë 43 vjecar është tërhequr nga kompeticionet me një bilanc perfekt teksa nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka regjistruar 50 fitore. Zërat për rikthimin e Mayweather në ring filluan të përhapeshin pas një sërë videosh ku ai shfaqej teksa stërvitej, por boksieri shpjegoi se ishin vetëm për të mbajtur trupin në formë. Ai i përgënjeshtroi zërat në një intervistë për ‘Fight Hype’ kur u pyet për duelin me Boone.

‘Jam tërhequr-tha Mayweather-i kam mbyllur llogaritë me boksin. Është më shumë për të ruajtur formën. Nuk është për boksin, është vetëm për mua’

Sfida e fundit e Mayweather ishte ajo në Las Vegas kundër yllit të UFC, Conor McGregor në gusht të vitit 2017.

‘Jam më i rritur dhe më I pjekur-vijoi Mayweather-që do të thotë se nuk dua të përfundoj si xhaxhai im apo shumë boksierë të tjerë që nuk e dinë se kur duhet të varin dorezat në gozhdë. Nuk duhet  të ndeshesh për të tjetër, por për veten. Edhe sfida me McGregor ishte një lëvizje inteligjente nga ana ime dhe nga ana e tij. Po ju them edhe njëherë, nuk jam në boks, Jam i tërhequr dhe e dua jetën time. Po argëtohem me pensionin tim. Por nëse do të shoh mundësinë që të argëtohem më shume dhe të fitoj 600 milionë Dollarë, përse jo?’.

Sfidanti.al