Makhachev mposht Ian Machado Garry dhe vendos rekord historik në UFC

Islam Makhachev ka vazhduar dominimin në UFC, duke mposhtur Ian Machado Garry me vendim unanim pas pesë raundesh në duelin kryesor të UFC 330.

Kampioni i kategorisë welterweight triumfoi me rezultatet 49-46, 49-46 dhe 48-47, duke mbrojtur me sukses titullin në peshën 77 kilogramë dhe duke regjistruar fitoren e 17-të radhazi në UFC.