Lutja prekëse  e familjes Shumaher: Ju lutemi, mos bëni më pyetje!

Familja e pilotit të njohur të “Formulës Uno”, Mihael Shumaher, bëri një deklaratë në formë lutjeje lidhur me pyetjet  që po bëhen për gjendjen e tij shëndetësore mbas komentit të fundit që bëri neurokirurgu i njohur, Kolin Shif, që deklaroi se rasti i Shumaherit është një rast që nuk mund të shpëtohet, duke paralajmëruar se Shumaheri, asnjëherë, nuk do ta marrë veten, qoftë edhe pjesërisht.

“Unë mund t’ju them juve se familja e Mihael Shumaherit, me të vërtetë, e mirëkupton atë që ju ndjeni, por shëndeti i tij nuk është një çështje, për të cilën duhet të flasin të gjithë. Ju lutemi, mos bëni më pyetje”, vuri në dukje zëdhënësja e familjes, Sabine Kem.

Sfidanti.al