Janë zhvilluar 12 ndeshje gjatë mbrëmjes së fundit në NBA. “Shi” koshash në sfidën mes Utah Jazz dhe Los Angeles Lakers, me LeBron James (28 pikë dhe 10 asiste) e shokë që fituan 135-143. Për t’u shënuar janë numrat e Luka Doncic, i cli realizoi 45 pikë dhe po ashtu regjistroi 14 asiste dhe 11 ribaunde. Përfundoi me fotofinish, 134-133, sfida Portland Trail Blazers-Sacramento Kings. Te të zotët e shtëpisë shkëlqeu Deni Avdija me 35 punti, kurse te Kings DeMar DeRozan shënoi 33 pikë.
Kanë “fluturuar” Denver Nuggets kundër Orlando Magic, 126-115, falë të zakonshmit Nikola Jokic, autor i 23 pikëve, 13 asisteve dhe 11 ribaundeve. Nuk ndalen më Oklahoma City Thunder, që kanë mundur Los Angeles Clippers 122-101, me 32 pikë të Shai Gilgeous-Alexander. Fitore në transfertë për Miami Heat, 95-106 në parketin e Brooklyn Nets, me 24 pikë të Norman Powell. Natë suksesi edhe për San Antonio Spurs (119-94 ndaj Washington Wizards), Phoenix Suns (99-98 ndaj State Warriors), Charlotte Hornets (133-126 ndaj Atlanta Hawks). Në ndeshjet e tjera, Indiana Pacers humbën ndaj New York Knicks 113-114, Toronto Raptors mundën Milwaukee Bucks 105-111, New Orleans Pelicans kaluan Houston Rockets 133-128 dhe Dallas Mavericks mposhtën Detroit Pistons 116-114.
sfidanti.al

