Presidentja e zgjedhur e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, IOC, Kirsty Coventry, ka folur për vizionin e saj për Lëvizjen Olimpike, ndërsa përgatitet të udhëheqë zyrtarisht organizatën nga data 23 qershor e këtij viti.
Kirsty Coventry po krijon një histori tashmë në lëvizjen olimpike duke u bërë gruaja dhe afrikana e parë që drejton Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ajo pason në këtë detyrë Thomas Bach, i cili ka shërbyer si President i IOC që nga viti 2013. Në një intervistë për Olympic Channel, Coventry diskutoi ambiciet e saj për IOC-në, duke u bazuar në historinë e gjatë të organizatës në përmirësimin e shoqërisë përmes sportit.
“Duhet të jemi krenarë që jemi një lëvizje që jo vetëm jeton sipas vlerave të saj, por i ndan dhe promovon ato. Dhe nëse mund të gjejmë më shumë mënyra për ta bërë këtë në të ardhmen, nëse mund të arrijmë në të gjitha familjet në të gjithë botën, kjo është pjesë e qëllimit tim. Vlerat janë ato që e kanë udhëhequr këtë lëvizje për më shumë se njëqind vjet. Dhe për këto nuk mund të bëjmë kurrë kompromise”.
Conventry është edhe nënë edhe grua, ndaj përgjegjësia është edhe më e madhe për të. Ajo do të drejtojë një organizatë të madhe ndërkombëtare sportive, me angazhime të shumta. Por ajo përgjigjet se do t’ia dalë.
“Si grua nuk e shoh Presidencën si një peshë por që do të kem shumë përgjegjësi, sigurisht që po. Jam vërtet shumë e nderuar që më është dhënë kjo mundësi gjithashtu e emocionuar për atë që na pret në të ardhmen. Ne do të punojmë fort që Lojërat Olimpike dhe vlerat tona të mbeten të rëndësishme në këtë botën tonë të çmendur, pasi ato janë kuptimi i jetës”.
Konventry përgatitet të marrë detyrën e presidentes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në datën 23 qershor të këtij viti.
sfidanti.al