Lebron Xhejms kalon Lerri Bërdin, Klivlend i afrohet Bostonit

Vetëm një fitore e ndan Klivlendin nga Bostoni, ndërsa një tripëll dabëll veçon Lebron Xhejmsin nga Lerri Bërdi. Legjenda e sotme arriti numrin 60 në tripëll dabëlla, ndaj 59 të legjendës së viteve 80-të, duke qenë tani i vetëm në vendin e 6-të në renditjen e të gjitha kohëve. Vështirë që Lebronit 32-vjeçar t’i mjaftojë karriera për të kaluar gjigandët Oskar Robertson apo Mexhik Xhonson, por ai do të mbahet mend jo thjesht për një element, por për kompletësinë si basketbollist i nivelit më të lartë.

Xhejms shënoi 29 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 10 asiste në fitoren 109-100 ndaj Juta Xhazit në Klivlend, duke qenë edhe mjaftueshëm i saktë në gjuajtje. Lebron u ndihmua nga 9 shokë të skuadrës që shënuan mjaft pikë, ndërsa u shpreh shumë modest në intervistën pas ndeshjes.

“Ndihem shumë i nderuar sa herë që krahasohem me legjendat e basketbollit, – tha ai, – Bërd ka qenë një idhull për mua, ashtu si Skoti Pipen apo lojtarë të tjerë të rolit tim. Bërd ishte një lojtar i madh, që jo vetëm shënonte pikë, por edhe jepte shumë asistë, dhe kapte shumë topa në tabela, sulmonte dhe mbronte shumë mirë. Ai luajti basketboll deri në frymën e fundit”.

Sfidanti.al