Lebron fiton, por fëmijët i mban larg: Kjo lloj NBA-je është e mërzitshme!

Në moshë të vogël duhen lojra, gëzim dhe mënyra të larmishme për të kaluar kohën. Kështu duhet të jetë bota e fëmijëve, por Lebron Xhejmsi mendon NBA-ja e organizuar në Orlando nuk është e përshtatshme për këtë. Pas ndeshjes që Los Anxhelos Lejkërsat e fituan 117-109 ndaj Hjustonit, Lebroni u pyet për mungesën e fëmijëve të tij, ndonëse gruaja kishte ardhur dhe po ashtu lojtarët e tjerë kanë sjellë familjet për t’u ndjerë më mirë. “Këtu ata nuk kanë asgjë për të bërë, – tha Xhejmsi, – si banor i kësaj “flluske” (zonës së izoluar ku luhen ndeshjet), unë e ndjek këtë. Kjo lloj NBA-je nuk është një vend miqësor për fëmijët”.

Gjithsesi, “Mbreti” shpreson që të zgjasë sa më shumë koha si banor i “flluskës” për të fituar titullin, anipse fëmijët do t’i ketë larg. Në ndeshjen që barazoi duelin gjysmëfinal në Perëndim, Lebron thuajse arriti një tripëll dabëll, me 28 pikë, 11 topa në tabela, 9 asistë, 4 vjedhje topi, 2 bllokime gjuajtjesh. Entoni Dejvis shtoi 34 pikë, 10 topa në tabela, 4 asistë. Lejkërsat ishin më lart se kundërshtari në topa në tabela e asiste (41-30) ndaj 35-22 të kundërshtarit.

Xhejms Harden pati 27 pikë për Hjustonin, dhe nuk ishte edhe aq keq në gjuajtje, por Rasëll Uestbruk zhgënjeu shokët me vetëm 10 pikë, ndonëse pati 13 topa në tabela e 4 asistë. Për Hjustonin luajtën mirë edhe Erik Gordoni (24 pikë), Taker (18 pikë, 11 topa në tabela), Kovington (17 pikë) dhe Hauz (13 pikë, 5 topa në tabela).

Sfidanti.al