Kush do të jetë më i miri i sezonit në NBA, “rotacion” në 5 vendet e para!

Nikola Jokiç u kthye në krye të renditjes së vetë faqes zyrtare të kampionatit amerikan të basketbollit të meshkujve, kur vjen puna për çmimin MVP, pra të Lojtarit më të vlefshëm të sezonit të rregullt. Supertalenti serb i Denverit ka 9 tripëll dabëlla këtë edicion, duke qenë numri 1 në këtë renditje, si dhe cilësohet si lojtari me më shumë ndikim në NBA. Ai ka një mesatare gati prej tripëll dabëlli. Në vend të dytë është Xhejzën Tatëm i Bostonit, që gjithashtu po shkëlqen fort pavarësisht nga humbja e fundit në Denver. i treti është “magjiku” Luka Donçiç i Dallasit që po bën gjithashtu gjëra që rrallë janë parë në NBA. Kevin Duranti është kthyer aty ku i takon, duke qenë i katërti, ndërsa po ndihmon Bruklinin të pretendojë titullin. Në vend të pestë është Janis Adetokumbo, kampioni i NBA-së i vitit 2021.

Sfidanti.al