Kurorëzohen në Harbin Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike

Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike u mbyllën të premten në mbrëmje në qytetin Harbin të Kinës Verilindore. Me 32 medalje ari, 27 argjendi e 26 bronzi, delegacioni i Kinës u rendit i pari në tabelën e medaljeve, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia. Në Lojërat e hapura më 7 shkurt, morën pjesë mbi 1200 sportistë nga 34 vende e rajone të botës, duke shënuar edicionin më të madh në historinë e këtij mitingu sportiv aziatik.

sfidanti.al