Tottenham është gati të bëjë një ndryshim në stol pas një pjese të parë të vështirë të sezonit. Spurs mund të shkarkojë trajnerin Ange Postecoglou dhe të kërkojë ta zëvendësojë atë me Edin Terzic, sipas raporteve në shtypin anglez. Të dielën, Tottenham do të presë Manchester United për javën e 25-të të Premier League. Rezultati i këtij takimi do të përcaktojë shumë ecurisë e Spursave, të cilët renditen në vendin e 14-të me 27 pikë.
sfidanti.al