Ka përfunduar etapa e parë e Kupës së Botës në Ski. Skiatorja shqiptare ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë garë të parë të sezonit, duke zënë vendin e katërt në lëshimin e parë dhe vendin e 7-të në renditjen përfundimtare të Slallomit Gjigant në Solden të Austrisë.
Vitin e kaluar në këtë pistë, Lara Colturi u rendit në vendin e 16-të, ndërsa këtë vit ajo ka bërë një nisje shumë të mirë duke zënë vendin e 7-të. Ndonëse pritshmëritë për një medalje ishin të mëdha në këtë garë, skiatorja shqiptare nuk arriti që të ngjitet në podium në këtë garë të parë të sezonit.
RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të Kampionatit Boteror të Skive në Austri.

