Konor Mekgregor humbet arsyen dhe perfshihet ne nje sherr ne autobus. Kampioni i peshave te lehta te UFC u perball me rusin Artem Lobov per shkak te Kabib Nurmagomedov. Gjithçka ndodhi pas takimit e sportisteve me median per UFC 223 i programuar te mbahet ne 7 prill.
E gjithe kjo histori nis pas nje perplasje mes Lobov e Nurmagomedov te cilin Lobov e cilesoi frikacak. Mekgregor qe doli ne mbrojtje te Nurmagomedov u vu ne kerkim te Lobov te cilin e arriti ne autobus. Deshmitare treguan per TMZ se Mekgregor dhe 20 anetare te stafit te tij thyen xhamin e autobusit duke shkaktuar disa te plagosur. Nje prej luftetareve te arteve marciale, Majkell Kieza u dergua ne spital per plage te marra ne fytyre.
Por zemerimi i Mekgregor nuk u shua, perkundrazi. Ne nje moment te zemerimit ai u ndalua nga forcat e sigurise. Mekgregor u largua dhe per disa ore nuk dihej asgje per te, por me pas ai u dorezua ne polici dhe pritet te akuzohet per agresion e sjellje kriminale.
Sfidanti.al