Fitorja ishte e njëzëshme, edhe pse jo me nokaut. Saul “Kanelo” Alvarez dominoi ndaj kundërshtarit të tij Hulio Sezar Çavez, duke fituar atë që u mbiquajt “Beteja e Meksikës” në boks. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim pas 12 raundeve, dhe askush nuk dyshon tani se cili është boksieri më i mirë meksikan ende në aktivitet.
“Kanelo” Alvarez synon tani të zhvillojë superndeshjen ndaj kampionit të madh të peshave të mesme profesioniste, kazakut Genadi Golovkin, dhe ndoshta kjo mund të ndodhë në muajin shtator të këtij viti. Alvarez ka qenë edhe më parë kampion botëror i peshave të mesme, dhe do të ketë rast që të bëhet përsëri.
Sfdanti.al