MotoGP, dominim spanjoll në Jerez; fiton Pedrosa, pasojnë Marquez e Lorenzo

Spanjollët dominojnë në pistën e Jerez në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP. Dani Pedrosa është triumfuesi i kësaj gare duke mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fundjave ku 31 vjecari u shfaq superior ndaj rivalëve të tij. Pedrosa, që një ditë më parë fitoi pole position, e kryesoi garën nga fillimi deri në fund duke mos u dhënë asnjë shans kundërshtarëve ë tij. Për pilotin katalanas të Hondës kjo ishte fitorja e tij e parë në këtë sezon dhe e 53 në karrierë. Nuk mundi dot Marc Marquez t’i kundërpërgjigjej shokut të tij të skuadrës me 23 vjecarin që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Ai që u rishfaq në skenë, ishte Jorge Lorenzo që me Ducatin e tij u rendit i treti pët të regjistruar podiumin e tij të parë në këtë sezon. Gara në Jerez ishte krejtësisht për t’u harruar për Valentino Rossin që e mbylli atë në vendin e 10. Renditja e përgjithshme e kampionatit vazhdon të kryesohet nga Rossi me 62 pikë i ndjekur nga Viñales me 60, ndërsa i treti është Marquez me 58 pikë.

Sfidanti.al