Kampioni olimpik stërvitet në 21 gradë nën zero

Kampioni olimpik dhe mbajtësi i rekordit të 400 metrave me pengesa për meshkuj, Karsten Warholm ka publikuar një video ku stërvitet në ushte ekstreme. Nga pamjet duket qartë që djali i artë i pistave të shpejtësisë, nuk e ka aspak problem të ftohtin polar që ka pushtuar Norvegjinë gjatë ditëve të fundit. Ai stërvitet i zhveshur në temperaturën që shkon deri në 21 gradë nën zero. Asnjë problem për talentin e pistave të atletikës pasi ai nuk e ndien të ftohtin polar kjo edhe për faktin që ai është lindur dhe rritur në Norvegji, një nga vendet më të ftohtë të planetit.

sfidanti.al