Lando Norris do të zbresë në pistë për Botërorin 2026 me numrin 1. Kampioni i ri i botës në Formula 1 ka vendosur të vazhdojë traditën dhe ka hequr dorë nga numri 4, që aq shumë e ka dashur.
“Është një traditë, që nuk dua ta ndërpres. Po e bëj edhe për gjithë skuadrën”, – ka thënë Norris për “Sky Sport News”. “Duhet të japim gjithmonë maksimumin. Të gjithë ne si skuadër, që kemi një rol te McLaren, apo te makina ime, mund ta mbajmë me krenari nnumrin 1. Të gjithë mekanikët, inxhinierët që janë pjesë e McLaren, do të ndihen të vlerësuar. Nuk është për mua, është edhe për ta, sepse impenjohen shumë për çdo gjë. Tani mund të thonë ‘jemi numri 1’. Do të jenë më të lumtur se unë”, – ka shtuar piloti britanik.
Norris ka rrëfyer më tej gëzimin e titullit të parë kampion bote: “Ishte një moment i pabesueshëm, një arritje e madhe për mua dhe shumë njerëz që kanë qenë pjesë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Duhet të shijojmë momentin, që është i rrallë për këdo. Një moment unik, kështu që duhej ta bëja të paharrueshëm”, – u shpreh Lando Norris.
sfidanti.al

