Jokiç udhëheq Denverin në një tjetër fitore!

Denver vazhdon marshimin e tij në basketbollin amerikan, duke siguruar fitoren e 40-të në sezonin e rregullt të NBA. Përballë Naxhets është dorëzuar edhe Majemi, që u mund me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 108-112.  Edhe një herë protagonist ishte Nikola Jokiç, që mbylli sfidën me 27 pikë, 12 topa në tabelë dhe 8 asist. Nga ana tjetër, për Majemi Hits nuk mjaftoi paraqitja e yllit të tyre Xhimi Batler, autor i 24 pikëve.  Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Golden Steit. Kampionët në fuqi të NBA mundën me rezultatin 135-126 Uashingtonin, ndërsa kjo ishte edhe sfida më me shumë pikë në mbrëmjen e fundit të NBA.

Sërish pa Stefën Kerrin, “Uorriors” iu falën paraqitjes së Uigins dhe Tompson përkatësisht me 29 dhe 27 pikë të shënuiarta.  i ndryshëm është diskutimi për Dallas.  Maveriks shënuan humjen e dytë radhazi, duke u dorëzuar kundër Minesotës me rezultatin 121-124. E kotë rezultoi ndeshja e madhe e dyshes Irving dhe Donçiç që shënuan së bashku 69 pikë. Njeriu i fitores për Minesotën ishte Entoni Eduardës që realizoi 32 pikë për skuadrën e tij. Vijon me një tjetër humbje edhe ecuria e Los Anxheles Lejkërs, që vuan mungesën e LeBron Xhejms. Pa yllin e skuadrës, kalifornianët u mundën nga Portlend me rezultatin 127-115.  Në sfidat e tjera të mbrëmjes me sukses dolën Filadelfia, Klivlend, Nju Jork Niks dhe Nju Orlins.

Sfidanti.al