Kështu ndodhin gjërat në prapavijë dhe është normale që të jetë në këtë mënyrë. Një nga yjet e sotëm të Realit të Madridit, Rodrigo, zbulon sekretin se përpara sesa të vinte në “Bernabeu” ishte i premtuar tek Barcelona. “Unë kam pasur gjithmonë dy fanela, – tha ai për “gol.com” (goal.com), – një të Barcelonës dhe një të Madridit, dhe duhej të zgjidhja. Për mua ishte e lehtë që të zgjidhja, por unë kisha rënë dakord me Barcelonën dhe pastaj u habita që Reali u interesua për mua. Një tronditje, një nga momentet më të bukura të jetës”.
Sfidanti.al