Jo vetëm Antetokumbo, Miluoki ka edhe yje të tjerë për titullin!

Golden Stejti nuk është rivali që duhet për të matur forcat nëse je apo jo për të fituar kurorën në NBA. Gjithsesi, pas Bruklinit, edhe Miluoki tregoi se është një skuadër e fortë, me fitoren 138-99. Ishte madje fitore më e thellë sesa ajo e Kevin Durantit dhe Kajri Irvingut, ndërsa Janis Antetokumbo nuk ishte protagonist i vetëm. Kapiteni i Baksave shënoi 15 pikë, kapi 13 topa në tabela e shërbeu 4 asistë, ndërsa realizuesi më i mirë ishte Kris Midëllton me 31 pikë, plus 4 topa në tabela, 5 asistë dhe 2 vjedhje topi. Gjithsesi, Miluoki pati edhe Bobi Portisin me 10 pikë e 12 topa në tabela si dhe Xhejru Holidein me 12 pikë. Stefën Kërri shënoi 19 pikë për Golden Stejtin duke gabuar shumë për tri pikë, ndërsa debutuesi Xhejms Uajsmen pati 17 pikë e 7 topa në tabela.

Sfidanti.al