Tifozët e Ferrarit duhet të jenë ndjerë të shqetësuar pas lajmeve se Sebastian Fetelit nuk i shkoi mbarë dita e parë e provave për vitin 2017. Piloti gjerman, katër herë kampion i botës, doli në pistën private të Ferrarit në Fiorano për të provuar gomat e reja Pireli për mot me reshje shiu. Për fat, Fetel nuk pati dëmtim dhe doli vetë nga makina e tij njëvendëshe, por Ferrari u desh të tërhiqej me mjete ndihmëse.
Bëhej fjalë për një makinë të përshtatur të vitit 2015 ku ishin montuar gomat e reja, të cilat do të jenë të ndryshme nga vjet, ndaj edhe Fetel donte t’i provonte. Këtë vit, Formula 1 do të ketë goma me përmasa 25 për qind më të mëdha sesa ato të vitit të kaluar, me gjerësi 30.5 cm për gomat e para dhe 40.5 për të prapmet. Makinën e re, Fetel do ta provojë në 27 shkurt në testet zyrtare në Barcelonë.
Sfidanti.al