IOC konfirmon datën e parashikuar për Tokyo 2020; 24 korrik-9 gusht

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmon zhvillimin e Lojërave Olimpike të Tokios sipas programit të parashikuar; në 24 korrik-9 gusht. Një vendim ky që erdhi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të këtij organizmit duke hedhur poshtë zërat që flisnin për një shtyrje të mundshmet të Lojërave Olimpike për shkak të virusit COVID-19.

IOC doli me një komunikatë për shtyp pas mbledhjes Komitetit Ekzekutiv ku inkurajonte sportistët që të vijojnë me përgatitjet e tyre dhe shton se në cdo moment do të ndjekë rekomandimet e OBSH

‘Komiteti Ekzekutiv   dëgjoi një raport për masat e marra deri tani për të përballuar situatën e coronavirusit dhe ka pasur një debat të vazhdueshëm e të lodhshëm-theksohej ndër të tjerat në komunikatën e IOC-falenderojmë OBSH për ndihmën dhe u bën elozhe sportistëve, Federatave, Komitetet olimpoike kombëtare dhe qeverve për sforcot dhe fleksibilitetin e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet dhe kalendarin sportive sidomos në turnetë kualifikues për Tokion. Komiteti Ekzekutiv inkurajon sportistët që të vijojnë përgatitjet për Lojërat dhe do të japë informacionet me të fundit që disponon për virusin’

Sfidanti.al