Interi bën gati ofertën për talentin italian, Palestra

Interi vijon të punojë për ndërtimin e së ardhmes në krahun e djathtë, duke vendosur në krye të listës së objektivave talentin italian Marco Palestra. Megjithatë, operacioni paraqitet gjithnjë e më kompleks për shkak të rezistencës së Atalantës dhe konkurrencës në rritje nga klubet e Premier League. Presidenti Giuseppe Marotta e konsideron 21-vjeçarin si profilin ideal për të hapur një cikël të ri në atë krah, duke parë tek ai pasuesin natyral të Denzel Dumfries. Palestra, i cili ka shkëlqyer te Cagliari, është në pronësinë e bergasmaskëve dhe vlerësohet si një talent premtues.

sfidanti.al